Ditën e djeshme janë arrestuar dy person në Podujevë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur 15 palë atlete sportive në një dyqan.
Policia ka njoftuar se njëri nga të arrestuarit i takon moshës së mitur.
Kurse dyshohet se ata këto atlete i kanë vjedhur pesë ditë më parë me datën 21 qershor të këtij viti.
Rasti po hetohet si ‘Vjedhje e rëndë’.