Aksident trafiku në Banjë të Pejës, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Banjë të Pejës, lëndohet një person

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 16:26
Foto Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Banjë të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në Banjë të Pejës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku një person ka mbetur i lënduar”, deklaroi ai.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 27 me persona të lënduar kurse 35 vetëm me dëme materiale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat