(E plotësuar 18:01) - Trupi i pajetë nga aksidenti tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” që ndodhi këtë të shtunën është larguar dhe tanimë policia për bën këqyrjen e vendit.
Sipas informacioneve të para të policisë, aksidenti dyshohet se erdhi kur një veturë ishte ndaluar në shiritin emergjent dhe një kombi që ishte në lëvizje ka goditur atë. Viktima ishte ngasësi i veturës së ndaluar.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites në autostradë afër daljes së Malishevës.
Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, për t’u marrë me rastin. Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se një person ka humbur jetë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/26/auto_11-221624723435.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/26/auto_33-51624723432.jpg)
***
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Bellanicë të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova afër daljes së Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, për t’u marrë me rastin. Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se si pasojë aksidentit një person ka humbur jetën”.
“Njësitet policore janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksident, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se një automjet ka qenë i ndaluar në shiritin emergjent dhe automjeti kombi në lëvizje dyshohet se e ka goditur automjetin e ndaluar”.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të trafikut.
***
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Bellanicë të Malishevës.
Lexuesit e portalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, por për shkak të ndjeshmërisë nuk publikohen.
Media është ende në pritje të përgjigjes së policisë.
Nuk dihet shkaqet.