E turpshme/ Nëna e bën për spital fëmijën 6-vjeçar, e godet me mjet të fortë

Kronikë e zezë

E turpshme/ Nëna e bën për spital fëmijën 6-vjeçar, e godet me mjet të fortë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një grua në Lipjan pasi që e njëjta e ka goditur me një mjet të fortë fëmijën e saj 6-vjeçar.

Fëmijës më pas i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkaq e dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 25.06.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër  kosovare e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeçar duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat