​Detaje të reja nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbeti i vdekur një person

Kronikë e zezë

​Detaje të reja nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbeti i vdekur një person

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 09:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është arrestuar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë të autostradës “Ibrahim Rugova”, dhe kishte dalë nga vetura.

Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur dje në KM 47 Duhel- Malishevë, në ora 15:35.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat