Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një vetaksident trafiku.
Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
Mediat mësojn se vetura ka dalë nga rruga, ndërsa ngasesi i vetures ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Lidhur me rastin, policia ende nuk ka dhënë detaje.