Një shtetas rus është gjetur i pajetë brenda një apartamenti në Shëngjin. Trupi i tij është konstatuar mesnatën e kaluar nga kunati i tij, duke alarmuar edhe banorët e pallatit.
Mësohet se viktima është identifikuar si Eduard Nikshini, rreth 39 vjeç, me shtetësi Ruse.
Sipas uniformave blu, 39-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.