Konflikti në resort, debati klient-kamarier për shërbimin përfundoi në të shtëna me armë, në kërkim 28-vjeçari

Kronikë e zezë

Konflikti në resort, debati klient-kamarier për shërbimin përfundoi në të shtëna me armë, në kërkim 28-vjeçari

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 08:42
Ilustrim

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim  një 28-vjeçar lidhur me konfliktin e mbrëmjes së të dielës, 27 qershor, në lokalin e një resorti në Drimadhes të Vlorës.

Sipas policisë "shtetasi H. F,dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes,  gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë sportive pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T".

Ora News mëson se ngjarja ka ndodhur në resortin Drimadhes Inn , rreth ores 20:00. H.F në gjendje te dehur ka nisur të konfliktohet me kamarierin e lokalit për shërbimin.

Në konfliktin verbal më pas janë përfshirë dhe menaxheri dhe kamarierë të tjerë të resortit, teksa kanë ndërhyrë dhe pushues të tjerë për të qetësuar situatën.

Pas kësaj ai është ngjitur në dhomën e hotelit ku po rrinte për tu kthyer më pas me një armë zjarri të cilën ua ka drejtuar kamarierëve dhe pushuesve dhe më pas ka hapur zjarr në ajër për ti trembur.

Më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij përpara se të mbërrinte policia.

Forcat RENEA mbërritën në vendngjarje. Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e autorit ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat