Plagoset një person në Obiliqi, arrestohet dorasi
Nuk janë sqaruar rrethanat e sulmit, por policia ka arritur ta kap dorasin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, ka njoftuar policia e Kosovës.
Akti është kategorizuar nga policia si “sulm”.