Brenda një dite u raportuan 7 raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Brenda një dite u raportuan 7 raste të dhunës në familje

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 09:31
Foto Ilustrim

Të shpeshta janë rastet e raportimeve të dhunës në familje anembanë vendit. E ngjashëm ka ndodhur edhe në 24 orët e fundit.

Në kuadër të raportit policor të ditës së djeshme janë raportuar dy raste të dhunës në familje në Fushë-Kosovë.

“Fushë Kosovë 27.06.2021 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”.

“Fushë Kosovë 27.06.2021-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  dhe tre fëmijët e mitur. Viktimat kane pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”.

Një rast tjetër i dhunës në familje u raportua në Vitia, ku është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre fëmijëve të tij.

“Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Dhunë në familje u raportua të ketë pasur së fundi edhe në Deçan.

Lidhur me këtë policia ka arrestuar një person të dyshimtë i cili ushtroi dhunë fizike ndaj viktimës femër, e cila si pasoj kishte pësuar lëndime trupore.“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Gjakovë, 27.06.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se tre te dyshuarit –bashkëshorti , vjehrra dhe kunata e saj i kane shkaktuar dhune psiqike duke e fyer me fjale fyese. Lidhur me rasti i dyshuari bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet në raportin policor.

Dhunë në familje u raportua edhe në Mitrovicën jugore.

Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.
Viktima ka pësuar lëndime trupore mirëpo e njëjta nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti është nën hetime.

“ Vushtrri, 27.06.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhune ndaj prindit te tij me ç ‘rast i ka dëmtuar edhe tre vetura prone e viktimës. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat