Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave sot në rrugën Xërxë-Rahovec.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Emergjente në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Kështu bëri të ditur Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Xhurkaj tha se deri tek ky aksident ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në vijë të plotë.