Është zhdukur një 13-vjeçare në fshatin Bradash të Podujevës.
Babai i 13-vjeçares ka raportuar në Polici për zhdukjen e vajzës.
Babai i saj ka treguar se vajza u lagua nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa, nga Policia e Kosovës thonë se rasti po vazhdon të hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se vajza e tij e moshës 13 vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.