U zunë në flagrancë, arrestohen dy persona për marrje me prostitucion, njëri shtetas i Shqipërisë

Kronikë e zezë

U zunë në flagrancë, arrestohen dy persona për marrje me prostitucion, njëri shtetas i Shqipërisë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:25
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për marrje me prostitucion në Ferizaj.

Sipas të dhënave të publikuara nga PK-ja, rasti ka ndodhur të hënën në mbrëmje.

Në lidhje me rastin, është konsultuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ferizaj 28.06.2021 ─ 20:20. Janë arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë një e dyshuar femër kosovare pasi që janë zënë në flagrancë duke kryer veprën e lartcekur.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat