"A po hyn në automjet apo po të marr", vajza nga Malisheva...

Kronikë e zezë

"A po hyn në automjet apo po të marr", vajza nga Malisheva...

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Malishëve, pasi që kishte ngacmuar një vajzë të mitur e cila ishte duke u kthyer nga shkolla.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas Policisë, e mitura kishte raportuar të dyshuarin, pasi që sipas saj, ai e kishte ngadalësuar automjetin e tij dhe i kishte kërkuar vajzës që të shkonte me të, ose do ta merrte ai.

“Malishevë 18.06.2021 ─ 15:40. Viktima femër e mitur kosovare ka raportuar se deri sa kishte qenë duke u kthyer në shtëpi nga shkolla  një person i panjohur e kishte ngadalësuar automjetin e tij duke i thënë se a po hyn në automjet apo po të marr”, thuhet në raport.

Tutje, në raport thuhet se pas hetimeve te zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat