Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj vozitësve të automjeteve të cilët nuk po respektojnë masat e trafikut si dhe po rrezikojnë bashkëpjesëmarrësit në trafik.
Së fundi pas pranimit të informacioneve Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka identifikuar vozitësin e automjetit që shihet se rrezikoi sigurinë në komunikacion duke bërë tejkalim në vijë të plotë.
Të njëjtit i është shqiptuar gjobë për këtë veprim.
“Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim.”