Prishtinë - Lëndohet një person në një aksident

Kronikë e zezë

Prishtinë - Lëndohet një person në një aksident

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 19:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë.

Zyra për informim në Policinë e Kosovës, bën të ditur për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Tutje, Polica thekson se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat