​Vdes një person në Spitalin e Gjakovës, nisin hetimet

Kronikë e zezë

​Vdes një person në Spitalin e Gjakovës, nisin hetimet

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një person ka vdekur në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Rajonal të Gjakovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se vdekja e të ndjerit po vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal Gjakovë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat