I mituri nga Fushë Kosova rrah nënën dhe motrën 11-vjeçare

Kronikë e zezë

I mituri nga Fushë Kosova rrah nënën dhe motrën 11-vjeçare

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Një i mitur në Fushë Kosovë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij 11-vjeçare.

Policia ka bërë me dije se i mituri është arrestuar dhe se është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“ Fushë Kosovë 28.06.2021 ─ 23:05. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave nënës dhe motrës së të tij e moshës 11 vjeçe të dyja kosovare.

Lidhur me rastin në prani të QPS-së janë intervistuar palët, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat