Një person është goditur nga vetura në Prishtinë, deri sa ishte duke kaluar në zebra.
Rasti ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të QKUK-së.
Në foton e dërguar nga një lexues shihet ekipi mjekësor dhe njësiti i policisë në vendin e ngjarjes, përderisa personit të goditur nga vetura i ofrohet ndihma e parë.
Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e qytetarit që është goditur nga vetura.