Prishtinë, arrestohen dy persona për marrje të ryshfeti

Kronikë e zezë

Prishtinë, arrestohen dy persona për marrje të ryshfeti

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ishin kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.

Ngjarja ka ndodhur të martën mbrëma, teksa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 29.06.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë, njëri është kapur në flagrancë duke i marr nga viktima mashkull kosovar para-ryshfet, ndërsa i dyshuari tjetër, dyshohet se në bashkë-veprim ka kryer veprën penale të lartë-cekur.

Dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat