Arrestohet i mituri në Viti, sulmoi me thikë një person

Kronikë e zezë

Arrestohet i mituri në Viti, sulmoi me thikë një person

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Në Viti, gjatë mbrëmjes së djeshme, është arrestuar një i mitur, pasi i njëjti dyshohet se pas një përleshje fizike e kishte sulmuar me thikë një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Njësiti policor ka konfiskuar thikën. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat