Në Podujevë babai e përzë djalin nga shtëpia, ai e lajmëron policinë

Kronikë e zezë

Në Podujevë babai e përzë djalin nga shtëpia, ai e lajmëron policinë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Në komunën e Podujevës është raportuar për dhunë në familje.

Një person ka bërë me dije për policinë e Kosovës se babai i tij i ka kërkuar të largohet nga shtëpia.

Rasti vazhdon me procedurë të rregullt.

“DHUNË NË FAMILJE

·         Podujevë 30.06.2021 – 08:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  baba i tij i ka kërkuar detyrimisht që viktima të largohet nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, bëhet me dije në raportin 24 orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat