Një makinë në oborrin e banesës ka rrëshqitur aksidentalisht pasi drejtuesi i mjetit shtetasi A.Q., 27 vjeç kishte zbritur nga mjeti për të marrë diçka në banesë.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, 1 korrik rreth orës 17:30 në fshatin Shelca, Elbasan.
Mjeti ka lëvizur nga vendi aksidentalisht dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit J.N., V.Ll. F.Q., G.N., dhe A.N., informon policia.
Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.