Në 24 orët e fundit tri raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Në 24 orët e fundit tri raste të dhunës në familje

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 09:17
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Prishtinë 01.07.2021 – 07:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 01.07.2021-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimë mashkull. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 24.05.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull –përdoruesi narkotikëve dhe me probleme psikike i cili nuk është duke iu përmbajtur terapisë mjekësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat