Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malishevë, ku një grua rreth 40-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i gjashtë në objektin ku banonte.
Ndërkohë hetimet po vazhdojnë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Nje grua rreth 40 vjeçare është vetëvrarë mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga kati i gjashtë i banesës së saj, dyshimet e para janë se ajo ka qenë në depresion, ndërkohë që hetimet vazhdojnë, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore”, ka thënë Gjurkaj.