Operacioni “Masazhi-21”, arrestohen gjashtë persona

Kronikë e zezë

Operacioni “Masazhi-21”, arrestohen gjashtë persona

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Policia në bashkëpunim me Inspektorët Komunal dhe të Punës, mbrëmjen e së mërkurës përfunduan një aksion në 53 lokale të masazhit në vend.

29 prej tyre në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë u mbyllën dhe u gjobitën.

Në dy prej tyre u arrestuan gjashtë persona me dyshimet për prostitucion.

Organet e rendit gjithashtu verifikuan dokumentacionin e 196 personave që gjendeshin në këto lokale, ku pati edhe shtetas të huaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat