Mbrëmë në Mitrovicë, saktësisht në fshatin Frashër, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se ka pasur të shtëna me armë.
Pasi Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, e ka parë se ka një aheng familjar dhe janë sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe disa gëzhoja.
Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një 19 vjeçar, ndaj të cilit është iniciuar rast për vepër penale.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili dha detaje më shumë.
“Mbrëmë në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Frashër të Mitrovicës.”
“Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me çrast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë të llojit pistoletë dhe një karikator me shtatë fishekë dhe disa gëzhoja.”
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. S., 19 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje”, tha Zahiti.