Një banesë në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Kronikë e zezë

Një banesë në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Një banesë në lagjen “Ulpiana” në  Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e mbrëmjes.

Lajmin e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës  21:20, është pranuar informata për një zjarr në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka ftuar zjarrfikësit. Dyshimet janë ngritur se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombolë gazi”, tha ai.

Borovci tha se zjarri është lokalizuar dhe  nuk raportohet për të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat