I dashuri ia kërkon 70 mijë euro ose do t’ia dërgojë fotot intime familjarëve të saj

Kronikë e zezë

I dashuri ia kërkon 70 mijë euro ose do t’ia dërgojë fotot intime familjarëve të saj

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Lipjanit.

Një viktimë ka raportuar se i dashuri i saj ia ka kërkuar 70 mijë euro para të gatshme, duke e kërcënuar se fotografitë intime do t’ia dërgonte familjarëve të saj.

Në këtë rast, vëllai i viktimës dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dashurit të motrës së tij dhe e ka kanosur me vrasje.

Lidhur me këtë rast, policia po vazhdon hetimet.

“Lipjan 03.07.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar  (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap  70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat