Dy vetura janë vjedhur gjatë ditës së djeshme në rrugët e ndryshme të Prishtinës.
Ankuesi mashkull ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij në rrugën ‘Henri Dunant’. Njësia policore është duke hetuar rastin.
Kurse një qytetar tjetër ka informuar se persona të panjohur poashtu kanë vjedhur veturën e tij në rrugën ‘Rexhep Krasniqi’.
Njësia policore është duke hetuar rastin.