Gjilan - Lëndohet një person derisa po zbriste nga autobusi

Kronikë e zezë

Gjilan - Lëndohet një person derisa po zbriste nga autobusi

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar derisa ishte duke zbritur nga autobusi.

Rasti ka ndodhur afër stacionit të autobusëve në Gjilan.

“Raportohet se gjatë zbritjes nga autobusi, gjersa autobusi ishte i ndaluar në hapësirën e cila nuk ishte e destinuar për zbritje të pasagjerëve ( jashtë stacionit), është rrëzuar pasagjeri mashkull”, thuhet në raport.

Pasagjeri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat