Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar me ekskavator në fshatin Gradicë të Drenasit, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar-sigurtë mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur të shtunën në ora 15 e 50 minuta.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.