Bastisje në Llapashticë e Epërme, konfiskohet një AK-47

Kronikë e zezë

Bastisje në Llapashticë e Epërme, konfiskohet një AK-47

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 13:03
Policia

Përmes rrugëve operative, Policia në Podujevë ka pranuar një informatë se personi i dyshuar E.M., nga fshati Llapashticë e Epërme, posedon armë pa leje në shtëpi.

Sot Prokuroria ka pranuar urdhrin nga Gjykata për të kontrolluar shtëpinë ë të dyshuarit.

“Është bërë kontrolla e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij dhe në dhomën e fjetjes, nën shtratin e gjumit është gjetur arma automatike AK-47 me një karikator të zbarzur. Arma është sekuestruar me listën mbi marrjen e përkohshme të gjësendeve, kurse i dyshuari është sjellë në stacion dhe është intervistuar”, kanë thënë burimet brenda policisë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat