Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pas orës 02:00 të së hënës afër liqenit në Vasilevë.
Burimet brenda policisë kanë thënë se një zyrtar i Shërbimit Korrektues, me inicialet L.Xh., kishte shtënë me armë zjarri.
“Me datë 05.07.2021, rreth orës 02:20 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në fshatin Vasilevë te liqeni. Të gjitha patrollat e Stacionit Policor të Drenasit ju kanë përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në veturën e dyshuar “Mercedes” ngjyrë e zezë, ku është identifikuar personi i dyshuar, zyrtar i Shërbimit Korrektues, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë zyrtare derisa kishte qenë duke peshkuar”, kanë thënë burimet brenda policisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim ndërsa nga hetuesit policor i është konfiskuar arma.