Një qytetar në Ferizaj është arrestuar nga policia, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë nga vetura me të cilën ishte duke lëvizur.
Në raportin 24 orësh të Policisë, raportohet se nga i dyshuari është konfiskuar një revole dhe tre fishekë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.