Miqtë e armatosur e kërcënojnë dhëndrin në Vushtrri, e marrin më pas motrën e tyre

Kronikë e zezë

Miqtë e armatosur e kërcënojnë dhëndrin në Vushtrri, e marrin më pas motrën e tyre

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri, një person është kërcënuar nga dy vëllezërit e bashkëshortes së tij, të cilët ishin të armatosur.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 4 korrik rreth orës 23:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është kanosur nga dy vëllezërit e bashkëshortes së tij të dyshuarit meshkuj kosovarë. Sipas ankuesit, ata kanë qenë të armatosur dhe pasi që ai është larguar, të dyshuarit kanë marr me vete motrën e tyre dhe fëmijët e saj”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat