Në Prishtinë 44 vjeçari bie nga ndërtesa derisa po punonte

Kronikë e zezë

Në Prishtinë 44 vjeçari bie nga ndërtesa derisa po punonte

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Një person ka rënë nga një lartësi e një ndërtese derisa po punonte.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë.

Kështu tha Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci tha se i lënduar është një 44 vjeçar i cili është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë. Viktima mashkull, 44 vjeç, përderisa ka qenë duke kryer punime në një objekt, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat