Rrahën dhëndrin, arrestohen dy persona në Lipjan

Kronikë e zezë

Rrahën dhëndrin, arrestohen dy persona në Lipjan

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Lipjan, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhëndrin e tyre.

Rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 17:15.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Incidentit dyshohet se i ka paraprirë një mosmarrëveshje që kishte motra e të dyshuarve me bashkëshortin e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, Policia njofton se pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një revole HS9 dhe 50 fishekë të kalibrit 9mm.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat