Albulena Gashi me 3 korrik të këtij viti rreth orës 20.30 ka raportuar se në Lipjan, i dyshuari Faton Tasholli (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap 70.000 (shtatëdhjetëmijë) euro para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj.
Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës Liridoni, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin si shantazh e kanosje.
Derisa prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Rukije Shashivari e ka dërguar rastin në procedurë të rregullt.
Derisa "Syri.net" mëson se pak më parë është arrestuar Faton Tasholli, pasi që dyshohet se përsëri e ka kërcënuar ish të dashurën e tij, e cila është paraqitur në polici.
Burimet e "Syri.net" tregojnë se rasti tash është transferuar në Njësinë e hetimeve të Prishtinës, ku edhe është intervistuar i dyshuari në prezencën e avokatit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Po ashtu me urdhër me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia dhe objektet tjera të të dyshuarit.