Gjendet i vdekur një polic në Prizren, ja çfarë problemesh shëndetësore kishte

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një polic në Prizren, ja çfarë problemesh shëndetësore kishte

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Prizren është gjetur i vdekur në një fushë të hapur në fshatin Tupec të kësaj komune.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit tha se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore.

Ai tha se në trupin e viktimës nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat