Kapet me drogë në xhinse, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, si tentoi t’i shpëtonte policisë

Kronikë e zezë

Kapet me drogë në xhinse, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, si tentoi t’i shpëtonte policisë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:14
Ilustrim

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano të Italisë, pasi është kapur me disa doza kokainë.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ai u ndalua nga ushtarët e Radiomobile. Fillimisht 20-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, deshi t’i shpëtojë policisë, duke nxjerrë telefonin e më pas duke ecur.

Kjo lëvizje u tërhoqi vëmendjen e karabinierëve, të cilët iu afruan dhe e kontrolluan atë. Në xhinse ata i  gjetën 50 gramë kokainë.

20-vjeçari është i cili më parë ishte arrestuar për të njëjtën gjë, ka rënë sërish në prangat e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat