Një person pa shenja jete është gjetur ditën e enjte në Prizren.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:44.
“Është raportuar se në fshat është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.