Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren.
Pasi që i njëjti kishte fotografuar fshehurazi një femër.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte.
“Viktima femër ka raportuar se i dyshuari mashkull përmes dritares fshehurazi i kishte bërë fotografi dhe disa incizime me telefon. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.