Një person është arrestuar dje në Gjilan pasi që i njëjti ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas dhe e ka kërcënuar.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 08.07.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte shkuar te shtëpia e ish bashkëshortes viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.