Një taksist në Drenas ka qenë viktimë e një vjedhjeje të armatosur, ndërsa e gjitha ngjarja ka përfunduar pa të lënduar.
Sipas Policisë së Kosovës, një klient ia kishte grabitur taksistit 200 euro para të gatshme, telefonin mobil dhe dokumentet personale.
“Viktima mashkull kosovar taksist, ka informuar se një klient i pa njohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 200 euro para të gatshëm, një telefon mobil dhe dokumentet e tij personale.
Nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.