Derisa po punonte në lokalin e tij në Shtërpcë me 7 korrik të këtij viti rreth orës 22.00, ka shkuar një person i cili pas një zënke e ka sulmuar viktimën.
E ky i fundit për rastin e ka lajmëruar policinë e i dyshuari është arrestuar.
Policia njofton se me 8 korrik 2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lokalin e tij, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për veprën lëndim i lehtë trupor.