Dy persona kanë mbetur të plagosur dje pas mesnate në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti
“Rreth orës 00:20 të datës 10 korrik 2021,është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.
Menjëherë pas marrjes së informatës njësi përkatëse policore kan dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet”, tha Zahiti.