Kapet në Vërmicë burri që u arratis pasi rrahu gruan e tij

Kronikë e zezë

Kapet në Vërmicë burri që u arratis pasi rrahu gruan e tij

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar R.GJ, 38-vjeçar pasi dyshohet se e ka rrahur gruan e tij, M.F, 33-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I arratisuri nga Ferizaj, i cili po kërkohej nga Policia është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Me vendim të prokurorit, 38-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 31.05.2021,kishte trajtuar një rast dhunë në familje. Në lidhje me këtë, kishte intervistuar viktimën me inicialet M.F (F/SH/SH) 33 vjeçare , ngaqë bashkëshorti i sajë, me inicialet R.GJ (M/SH/K) 38 vjeçar, e kishte sulmuar, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin mes vete.

Meqë, rasti ishte raportuar në polici , i dyshuari ishte arratisur dhe nuk është paraqitur në polici . Policia, nga rajoni i Ferizajt, kishte marr veprimet e duhura policore dhe të njëjtin e ka futur në ‘’Stop listë’’ dhe me datën 08.07.2021, rreth orës 18:50, i dyshuari i cili ishte nën kërkim policor, është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin për dhunë në familje dhe me vendim të Prokurorit, nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat