Arrestohet një person, falsifikonte diploma

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, falsifikonte diploma

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 13:04
Ilustrim

Një personi nga Malisheva iu hap dje rast në polici për falsifikim të dokumenteve.

Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se kishte siguruar diploma të falsifikuar që më pas t’iu sigurojë edhe viza pune.

Për çështjen është konsultuar prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë dhënë në raportin 24-orësh të policisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat