Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjjën ‘Bregu i Diellit’.
Lexues kanë dërguar fotografi, ku shihet se bëhet fjalë për një ndeshje të rëndë.
Sipas informacioneve të para, në këtë aksident ka edhe të lënduar, derisa policia ende nuk ka dalë në vend të ngjarjes.
Sipas pamjeve në fotografi, shihet se njëra veturë ka dalë krejtësisht nga rruga, ndërsa vetura tjetër është mjaft e dëmtuar në pjesën ballore.